DASH mohoi për Mcn TV vizitën e Blinkenit në Shqipëri. Uashingtoni ka kohë që është i ftohtë me Ramën

0

Në një përgjigje për MCN TV zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka mohuar të ketë një vizitë të planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken në Shqipëri, bën me dije gazetari Robert Papa.

Papa tha që Uashingtoni ka kohë që është i ftohtë me kryeministrin Rama.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV gazetari Papa tha:

I kam dërguar DASH, si përfaqësues i MCNTV, unë i bëra pyetje a do të udhëtojë Blinkeni në 16 shkurt në Tiranë dhe cili është qëllimi i vizitës. Përgjigjia e zëdhënësit është që s’kemi asnjë udhëtim të ri drejt Shqipërisë për të lajmëruar tani. Zyrtarisht nga DASH s’ka plan udhëtimi.

Edhe pse pyetja dhe përgjigjja është zyrtare, ka edhe arsye të tjera, që nëse do të jetë një vizitë që rrezikohet jeta e Blinkenit ata nuk e lajmërojnë, por 99 për qind për mua s’vjen. Nuk është serioze që nga zyra e Fugës të hapet një lajm sepse mund të dalin blof. Dëshira është e madhe. S’është as fundi i botës të mos vijë. Shqipërinë e kanë vizituar Presidentë, ka qenë Presidenti Bush që ka deklaruar pavarësinë e Kosovës, ka ardhur Jimmy Carter, sekretarja Albright, Clinton. Natyrisht që marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë janë të forta, ata mbështesin popullin jo qeverinë. Për kryeministrin aktual, Uashingtoni ka kohë që është i ftohtë. Në vizitën e tij të fundit kur ishte në OKB, të gjithë i largoheshin, dhe ai ka vetëm një ftesë në Shtëpinë e Bardhë, me Obamën dhe s’ka pasur ftesë tjetër. Zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë vetëm Berisha ka qenë.

Rama luajti shumë keq me Ballkanin e Hapur, kur u vu në varësinë e Vuçiçit dhe kjo u pa nga amerikanët, dhe kalimi tani te Procesi i Berlinit, për amerikanët tregon një ftohje. Pra Rama përsëri luajti gabim. Dhe fakti që si te ‘Ballkani i Hapur’ si te Procesi i Berlinit shohim figurën e Sorosit, tregon që Rama me lidhjet e vjetra vë mbi interesin kombëtar, Vuçiçin dhe aktorë të tjerë që s’janë aleatë me Amerikën. Të kërkosh shpëtim te Egjipti, ndërkohë që synon integrimin në BE, vetëm një tru i sëmurë mund ta mendojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu