Damian Gjiknuri zbardh takimin me Yuri Kim: Folëm për zgjedhjet e 14 Majit dhe situatën politike në vend

0

Sekretari i PS Damian Gjiknuri zbardh takimin që ka zhvilluar sot me ambasadoren Yuri Kim, në selinë rozë. Numri dy i socialistëve tregon se në fokus të bisedës me diplomaten amerikane ka qenë situata aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit.

E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu