Dalin të tjera biseda mes Ametaj, Zotos e Mërtirit: O tigri më gjej një aparat fotografik, e dua për një mik

0

Në dosjen ndaj ish zv.kryeminstrit Arben Ahmetaj janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me bërje dhuratash të sponsorizuara nga shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Këto biseda janë bërë të mundura nga ekspertimi i kompjuterave të Klodian Zotos.

Konkretisht më datë 15.05.2012 ora 11.53.45 Mireli i shkruan Arbenit: Mirédita Ke mundesi te flasim.

Ora12.31.37: Thank you Sir
Ora 12.33.13 Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Tmbaroj mbledhjen e grupit.

Ora 12.35.45: O tigre me gjej një aparat fotografi se dua ta bej dhurat nesër. Po e dua shum mire se e kam shum shum shum mik.

Në orën 12.49.06 Mireli (Klodi) i kthen përgjigje: Te vogel apo nga ata të medhenjt.
Mireli i shkruan Arbenit:…

Ora 12.51.24: Opo si duhet, ca lidhje ka. Mos e vrit mendjen.

Ora 12.53.20 Arbeni i shkruan Mirelit: Ndonje gjys profesional a profesional. Nuk ta rendojne kurizin fratelo.

Ora 12.55.04: Shume i mirë se djali qe e mer dhurate eshte i apasionuar dhe i njef shume mire.

Më datë 15/05/2012 shtetasi Klodian Mërtiri (+355682081449) në orën 13.09.04. komunikon me local user që ekziston dyshimi se është pikërisht shtetasi Klodian Zoto:Te lutem me terhiq 2000 euro

Local User <91-21-3-3. E01 ora 13.09.31: Te duhen urgjent Klodian Mërtiri (+355682081449): Jo. po duhen sot

Date 15.05.2012 vijojnë komunikimet mes Mirelit dhe Arbenit.

Ora 16.59.29 Arbeni: He mo po fle gjum ti.
Ora 17.00.49 Mireli i shkruan Arbenit: Jo, jam në takim, Sa te mbaroj te mare

Ora 18.07.28 Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Me tel.
Ora 18.07.35 Mireli i shrkuan Arbenit: Spo te kap dot o la.
Ora 20.24.51: Mora nje te bukur me thane. Une jam ne berat tani. Takohemi neser ne mengjes. Ora 20.26.39 Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): He mo tigre.
Ora 20.30.44 Ok.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu