Çudira shqiptare/ Lefter Alla e pa arrestimin në televizor, para se të shkonte policia

0

Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizës dhe 12 persona të tjerë, u arrestuan dje me urdhër të SPAK për abuzim me një tender me vlerë 3.2 miliardë lekë.

Gazetari Eni Ferhati teksa ka zbuluar detaje nga arrestimi dhe hetimet, është shprehur se Alla u njoh me faktin se ndaj kishte një urdhër arresti përpara se të arrestohej nga efektivët e policisë, për shkak të rrjedhjes së informacionit.

Eni Ferhati: Ditën e djeshme ka ndodhur edhe diçka, që kryetari i Bashkisë Lefter Alla, për hir të së vërtetës e ka parë arrestimin e tij fillimisht në televizor, ndonëse nuk ishte ekzekutuar urdhri.

Blendi Fevziu: Si e ka parë në televizor?

Eni Ferhati: E vërteta është që ka pasur një rrjedhje informacioni.

Blendi Fevziu: Dhe televizioni e nxori para se të shkonte policia për ta arrestuar?

Eni Ferhati: Ekzekutimi ende nuk kishte ndodhur. Zoti Alla është banor i qytetit të Tiranës. Po rezulton se ai shpeshherë qëndronte dhe në qytetin e Bulqizës tek vëllai i tij dhe është dashur një kohë relativisht e gjatë po themi që forcat e policisë të mbërrinin deri në Bulqizë për ta arrestuar. Por fillimisht kjo ka qenë situata. Për hir të së vërtetës ai ka pasur mundësi që edhe t’i shmangej arrestimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu