Çudira në KAS/ Relatori ndërpret seancën për të lëvizur makinën: Po na vendos gjoba Policia Bashkiake

0

Një episod i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Në një moment teksa në KAS ishte duke u shqyrtuar ankimimi për kryetarin e ri të Bashkisë së Elbasanit, relatori i çështjes, Ledio Braho, ndërpreu papritur seancën për të lëvizur makinat, sipas tij, për arsye se Policia Bashkiake kishte nisur të vendoste gjoba.

Për më tepër, Braho shton se gjobat po vendosen në një vend ku nuk vendosen, ndaj kërkoi pesë minuta pushim për të lëvizur automjetet e parkuara, e për t’i dërguar diku tjetër.

Atëherë na duhet ta ndërpresim për pesë minuta seancën, sepse Policia Bashkiake po vendos gjoba në një vend ku nuk vendosen gjobat, kështu që, duhet të lëvizim makinat”, u shpreh Ledio Braho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu