Ç’po ndodh?! Një tjetër menaxher i fushatës së Donal Trump, Paul Manafort në zyrën e Berishës për fitoren e PD

0

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD kur LaCivita erdhi në Shqiëpri dhe ju e prezantuat si fushatuesin e PD, dhe ai shtron pyetjen se, cili është roli i Paul Manafort?


Berisha: Paul Manafort është një kolos, një gjeni i fushatave elektorale, i fushatës së vitit 2016 të presidentit Donald Trump. Ai ishte arkitekti, kryestrategu i fushatës elektorale të vitit 2016 të presidentit Donald Trump, i cili u persekutua në mënyrën më hakmarrëse vetëm për këto arsye, nga McGonigal mes të tjerëve.
Dhe, ai ka qenë në Shqipëri legalisht, thashë dhe njëherë, është një person i jashtëzakonshëm në doktrinën elektorale dhe njohurit elektorale, ka ardhur me kryestrategun, bashkëkryestrategun e fushatës së vitit 2025 të presidentit Donald Trump.
Çfarë do të thotë kjo? Pse i persekutuar qenka Paul Manafort?
– Në çfarë cilësie vjen, si fushatues, apo si lobist?
Berisha: Jo, nuk janë lobistë, unë këtu para jush e kam thënë, absolutisht nuk janë lobistë. Nuk janë. Absolutisht nuk janë.
Sepse kompanitë lobiste, edhe këta nuk e dinë a bëjnë veprimtari lobiste apo jo, por ajo ka kontratë tjetër dhe rregull tjetër. D.m.th ata kanë ligjin e regjistrimit, jo vetëm problemet financiare, por çdo problem tjetër, si lobistë.
Nuk janë të kontraktuar dhe nuk janë për lobistë.
Kanë ardhur për fitoren e PD-së.
E tha ai vetë pse kanë ardhur. Për të vazhduar punën e Donald Trump. “To Make Albania Great Again”. Ishte ajo. E tha atë. Nuk ia thashë unë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu