Çohu…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Çohu…
Atëherë kurë errësira i ra natës, shpirti i brengosur bërtet,
Në një ëndërr që më zgjon, dhe thotë, çohu dembel,
Je lodhë e përgjumja të ka zenë,
Mos e shterro mendjen, lirësinë mos
e zbeh.
Magjishëm dritës së dashurisë ti përkushtohesh, në fjalë,
E jo asaj që vret, por asaj që shpon si një gjilpërë, mkatin njerzor,
Që mund mos t’ishte aspak në jetë,
Po të mos ishte ai, që kërkon rrënojë.
E vashdoj me qefë me u endë n’shetitje,
Duke të taku ty që nuk t’njoh,
Por vetëm të t’shoh n’tymjaja që lë rrugës, n’kalim,
Kyt tekamadh që është marrosë.
E harrove se fillimi e ka një fund,
Ti këtu, përzgjedh ndergjegjshëm fatin tënd
Duke llogarit përsëmbrapsht fatin e huaj,
E joshë ligësinë, e bëre me këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu