Aftësitë e saj financiare të pazakonta, për shumimin e parave dhe manipulimin e bursave, i mrekulloi edhe më pasanikët e Amerikës. Megjithatë e epitetuan “Shtriga e Wall Street”.
Aq sa gjeniale ishte për të shumuar dollarët, po aq koprace ishte për t’i lëshuar nga dora.
Në moshën 33 vjeç martohet me Edwart Green, edhe ai milioner.
Edwart, para martesës, iu desh të nënshkruante një dokument, sipas të cilit, nuk duhej të kishte pretendime dhe as të drejta mbi pasurinë e saj.
Pas disa manipulacioneve me aksionet e tij, Edwart falimentoi dhe u ndanë.
Megjithse kishte miliona në bankë, i futi dy fëmijët e saj nënsqetull dhe u mbyll brënda katër mureve.
Për të kursyer para për rroba dhe larje, ajo mbante vazhdimisht një fustan të zi dhe të gjatë, deri në fund të këmbëve.
Kulmi i kopracisë së saj, që çuditi gjithë Amerikën, ishte rasti i plagosjes së djalit të saj, Ned.
Që të mos paguante para, ajo e çoi djalin për mjekim në një klinikë të varfërish ku mjekimi ishte falas. Mjeku e njohu Hetty Green dhe i kërkoj pagesën normale për mjekim. Ajo refuzoi të paguante, e mori djalin në shtëpi dhe e mjekoi vetë. Mjekimi i saj ishte i gabuar dhe, pas dy vjetësh, djalit ia prenë këmbën.
Nga që i dhimseshin paratë për të marrë me qera një dhomë të vogël për veprimet financiare, i bënte ato në bankë ose ku mundej. Vazhdimisht i kërcënonte ata të bankës: Nëse nuk më vendosni një tavolinë ekstra për mua këtu, do t’i tërheq parat nga banka e juaj.
Nëse tavolina e saj ishte e zënë, ajo shkonte në bodrumet e bankës, ndizte një qiri dhe, nën dritën e qiririt i bënte llogaritë.
Në të shumtën e rasteve, për drekë, gatuante një tas me qull, me miell tershere ose, nxirrte nga xhepi ndonjë kothere bukë të tharë.
Kopracia e saj indirekt, ishte shkaku i vdekjes së saj. Ajo u inatos aq shumë kur mësoi rritjen e çmimit të qumështit, sa i ra damllaja. Gjatë mjekimit, për të cilin ia kishte besuar djelit të vet, ai nuk guxonte t’i tregonte se paguante para për mjekimin e saj.
Vdiq në menyrën më të shemtuar, ashtu siç kishte shpirtin.
Ironia e madhe ishte djali i saj, Ned, i cili trashëgoi një pjesë të madhe të pasurisë së saj. Ai, krejtësisht antipodi i nënës së vet, i harxhonte parat për qejfe, jahte, juvelire.