Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj
Ç’menduat…
Pse të lodhun aq shum më duan,
Të zbehur aq shum më dëshirojnë,
Te vobekt duan, të më shohin e lënë,
E të pa vdekun, por afër varrit vënë më kanë,
Kjo është e dalë n’pah, me rrugtimin e bëmë,
Jo, s’guxoni me i ra mohit, kësajë të vërtet të gjallë,
Pa kthehu mbrapa, në ecje gjurmët janë lënë,
Dhe pse renkova prej dhimjes qe më dhatë,
Se dëgjuat aspak, pasi këtë keni marr zanat,
Mbi trupin tim ecët veç ngul thumba mbi kurrizë,
Plagët mi shkaktut bash si xhelati Atijë Jezu Krisht.
E ndërsa jeta ime është e sigurtë,
Një gjë, kurrë sju shkoi ne mend, e se menduat,
Se dhe vjen, ngadalë e ngadalë nji ditë,
Dhe strehen e fundit, aty e keni tek unë ua kam ruajtë!