Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ç’ke?
Ç’ke o sy i mprehtë ç’shikon në habi,
Shpërthe me botën e ndërro jeten mëkat,
Apo ndjesitë e fshehura pērleshen,
Me padrejtësitë qe njohe rrugës,
Ndjeshmëria, kuptimi i këndshëm,
Në rrugë të fshehura ndjenjat kthehen,
Kur sytë hulumtojnë jetën tek ndërrimi,
Përtej pamjes, në gji struket hareja,
Në veprimet e heshtura, shpirti kërkon,
Dallimet e thella, sekretet që mbetën,
Ç’ke pse shikon, mendimet përkujtojnë,
Gjurmët e t’kaluarës, fjalët që shprehen.
Zemra përçon, para syve mbyllur,
Ata tinguj të shkëmbyeshëm të kohës,
Preken misteret, e gjenë strehën e jetës
Vallëzon kënaqshëm, bindja në pritje.






