Cili është “spin doctor” që përmend Arben Ahmetaj

0

SPAK njoftoi se vendosi sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Ndërkohë më herët u njoftua në media nga gazetarë se janë zbuluar 3 transferta me vlerën e 1.8 mln euro, nga banka shqiptare në një bankë në Zvicër, për një llogari të bashkëjetueses së Ahmetajt.

Kjo solli edhe reagimin e ish-zv.Kryeministrit, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e konsideron një informacion të sajuar.

Madje në reagimin e tij Ahmetaj shkruan “ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…”.

Pavarësisht se nuk përmend emra, ish-zv.Kryeministri, i cili prej vitesh ka qenë ndër bashkëpunëtorët e afërt të Edi Ramës, e ka të qartë, ndoshta më mirë se kushdo, se si funksionon propaganda e Qeverisë dhe natyrisht edhe kush luan rolin e “spin doctor”.

Në rastin konkret Ahmetaj jep edhe një deaj duke e konsideruar edhe si “kontakt inceneratorësh”, çka duket se shigjetimet e ish-zv.Kryeministrit janë drejt kupolës së stafit qeveritar, të cilën ai e di se si funksionon, pavarësisht që në reagimin e tij nuk flet me emra konkretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu