Cikël me poezi nga Diana Çelepia Topaku

0

Shkruan Diana Çelepia Topaku

SHKOPI E PLAKA
Qeshën sa u shkrinë
Mbare dhe nga sikleti
Plaka e shkopi
gjykoheshin mes veti
Ik i lutet plaka
Të lutem më braktis
Ç’më duhesh që shtatin
E kam si qeparis

Dëgjo këtu plakushe
S je më si qëmoti
Pa mua s’bën një hap
Qeshte e mburrej shkopi

LUTEM
Diell falma një rreze
T’ja dhuroj atij që ka nevojë për ngrohtësi
Shi falma një pikë
për ata që duhet shuarja e flakën në vetmi

MORALI
Morali është një armë e fuqishme e asaj
E cila pretendon lirinë e pastërtinë shpirtërore
Por fatkeqësisht ajo është një pengesë
Për ta pasur një mendje të lirë e njerëzore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu