Chris LaCivita poston foton me Donald Trump: Gjithçka filloi këtu…

0

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, postoi sot një foto me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë,” shkruan ai.

LaCivita iu referua një ishulli që përdoret si bazë për rekrutimin e marinsave amerikanë.

Disa orë më herët, LaCivita përgënjeshtroi zërat e medieve qeveritare se është larguar nga fushata në Shqipëri, duke theksuar se do punojë deri në largimin e Edi Ramës.

LaCivita është kthyer në makthin e Ramës dhe socialistëve që kur u njoftua se do udhëheqë fushatën shqiptare.

Kujtojmë se LaCivita ishte bashkëstrategu i fitores së bujshme të Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu