Thua nuk ju ka dalë gjumi?
Thua të presin të veprojnë aleatët dhe këto të marrin gështenjat me duart e të tjerëve?!
Nuk arrij ti kuptoj.
Por gjithsesi, ndjej keqardhje për shumë demokratë që e quajnë vetën, se akoma nuk kanë kuptuar që trekëndëshi i Bermudës shqiptare ishin dhe janë bashke, plot zollume dhe korrupsionin që kanë po të përbashkët.
Jo vetëm Meta, por edhe Berisha e të gjithë të korruptuarit sado vonë, do të kenë probleme me drejtësinë e mbase edhe me qelitë e burgut.
Tani Rama që gjendet në pushtet të plotfuqishëm, po luan lojën e tij për të shpëtuar vetën , por për të shpëtuar vetën, i duhet të shpëtoje edhe Saliun dhe të ndihmojë sa më shumë e sa të mundet Metën e arrestuar .
Është Meta që punuar me të dy dhe ia di mirë bëmat të dyve.
Arrestimi i Metës, direkt do të prekë dhe do të ndjekë edhe Saliun pa shpëtuar asnjë nga kriminelët dhe të korruptuarit.
A keni parë, pse çdo lëvizje e re politike që lind në Shqipëri mbytet prej ketyre që në vezë?!
Jo më kot, Ambasada e SHBA-së ripërsëriti edhe një herë se nuk bashkëpunon me individë non-grata dhe të korruptuar, duke dhënë dhe një herë goditje për Berishën dhe PD-në dhe se vendimi i non gratës për Berishën është i pa ndryshueshëm, pasi për amerikanët dhënja non grat-a për korrupsion është ligj.
Për të mbajtur me gajret mbështetësit, ndjekësit dhe simpatizantët e tij, Berisha bën sikur pretendon akoma se, non grat-a hiqet me ardhjen e Trump në pushtet!
Kjo nuk është politikë, por zgjatim i mashtrimeve të vazhdueshme kinse për të fituar kohë, por duke mbajtur peng PD-në, radha e të cilës është tejkaluar për të ardhur në pushtet.
Berisha e di shumë mirë se politikën e madhe e luan dhe e drejton Amerika, e cila para pak ditësh foli qartë e prerë përsëri përmes përfaqësuesit direkt të presidentit, nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Mëkatet e politikanëve të vjetër, nuk kanë të sosur, sidomos politikat ekonomike të aplikuara pas pluralizmit, ku filloji shkatërrimi në themel i mbi 500 fabrikave të industrisë së lehtë, uzinave të indrustrisë mekanike, elektrike dhe të industrial së rëndë.
Siç duket, misioni ka qënë i qartë: dobësim dhe asgjesim i ekonomisë shqiptare dhe vartësi absolute nga Serbia e Rusia.
Kjo është kriminale dhe antishqiptare.
Por forca e politikës amerikane me çlirimin e Kosovës, i dha forcë politike, gjithë shqiptarisë.
Tashmë me mbështetjen e reformës në drejtësi, SHBA-të treguan se janë aleati më kryesor i gjithë botës shqiptare.
Për të vazhduar rrugën drejt euroatlantizmit, kërkohën ndryshime të Thelma dhe veprime të kthjellta politike nga partitë shqiptare. Sidomos nga ato të politikës.
Por si mund të ecët përsëri me pengun Berisha, me këtë kufomë politike të degraduar.
Sondazhet e mbajnë në nivelin 17-18%. Me aq vota, jo vetëm nuk i shpëton drejtësisë, por do humbasin edhe paratë e fituara nga krimi dhe korrupsioni.
Sekuestrimi ndaj të korruptuarve nuk do zgjasë…
Po partitë e tjera, çfarë po presin?!