Çështja Beleri/ “Kori i hajvanëve që shesin patriotizëm!”, shpërthen Manjani: Përrallat me…

0

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Zona Zero”, në Top News, avokati Ylli Manjani i kryebashkiakut të Himarës Fred Beleri, i cili ndodhet në burg ka folur në lidhje me sitauatën pas protestës në Himarë.

Ai tha se e ndjek me shumë profesionalizëm këtë çështje, ndërsa nuk kurseu përgjigjet edhe ndaj qeverisë. Ai tha që mos na shesin patriotizëm dhe moral, pasi nuk do i pranonte kurrë nga askush, ndërsa sqaroi se tezat e tij nuk mund të bien poshtë.

“Përrallat me greqizizma dhe me hajvanllëqe të tilla nuk ia pranoj askujt. Kyt moral nuk ia pranoj askujt. Zero! E dyta, për një gjë më vjen mirë, i gjithë kori i hajvanëve që shet patriotizëm, nuk ka arritur deri në këtë çast dhe e sfidoj publikisht, të hedhë poshtë tezat e mia”, tha avokati Manjani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu