Celibashi sqaron fletën e votimit: Nuk duan Berisha e Meta që të vendoset emri i kryetarit të koalicionit

0

Ilirjan Celibashi i është përgjigjur sot ankesës së Partisë Demokratike se përse emri i Ilir Metës nuk figuron në fletën e votimit për Këshillat Bashkiakë.

Kreu i KQZ pranoi që kjo është herë e parë që emri i drejtuesit të koalicionit nuk vendoset, por sipas tij kjo është në dëshirën e vetë koalicionit.

“Gjithmonë ka pasur emrin kryetari i një prej partive, sepse koalicioni përbëhet nga së paku dy parti. Mirëpo duhet konsensusi i partive brenda koalicionit që ta vendosin se cilin emër duan. Në rastin konkret nuk ka pasur një kërkesë të tillë” – tha Celibashi për ‘Bashkë Fitojmë’.

Kreu i KQZ, gjithësesi, i ka dhënë një orë kohë përfaqësuesve të opozitës që të vendosin nëse duan që në fletë të shkruhet emri i Ilir Metës ose i Vangjel Dules, ose i Nard Ndokës, si kryetarë partish brenda koalicionit./javanews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu