Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar detaje në lidhje me procesin e votimit nga diaspora, e cila do të ndodhë për herë të parë më 11 maj. Celibashi i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave të emigrantëve do të bëhet nga KQZ në ambientet e KQZ. Ai u shpreh se numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera.
“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për ccdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull. Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ. Numërimi ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ.
Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera. Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.