Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ngritur pika kontrolli në disa prej akseve të qytetit bregdetar.Efektivët e policisë janë duke ndaluar mjetet njëri pas tjetrit dhe po ushtrojnë kontroll ndaj drejtuesve të tyre dhe personave që ndodhen brenda.
Sipas raportimeve, në objektivin e policisë janë makinat që qarkullojnë me xhama të zinj.
Ende nuk ka të dhëna nëse policia është në kërkim të ndonjë të dyshuari, teksa kontrollet vijojnë prej disa orësh tashmë.