Ekipi Shqiptar ka mbërritur në Serbi, ku të shtunën do të luajnë ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Kupës së Botës.
Skuadra kuqezi zbriti në aeroportin ne Nishit, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.
Në stadiumin e ndeshjes gjatë pasdites do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore si dhe konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo.