Biznesmeni i lidh pension të përjetshëm 40-vjeçarit nga Lushnja që mbahej i lidhur në një dhomë

0

Rasti i 40-vjeçarit nga Plugu i Lushnjes, i cili mbahej i lidhur në një cep dhomë nga prindërit e tij, ka ngjallur reagime të shumta tek ata që e kanë ndjekur këtë histori tek “Piranjat”.

Të shumtë kanë qenë personat që kanë kërkuar t’i vijnë në ndihme kësaj familje, e cila përveç problemit me djalin e sëmurë, është detyruar të përballet dhe me padrejtësinë e heqjes së KEMP-it. Për t’ia lehtësuar sadopak këtë barrë financiare prindërve të moshuar të 40-vjeçarit të sëmurë, ka menduar një biznesmen që preferon të qëndrojë anonim.

Bashkë me të kemi udhëtuar drejt Plugut, ku i dhamë lajmin e mirë prindërve të personit të sëmurë. Bamirësi anonim, i ka lidhur 40-vjeçarit një pension të përjetshëm për 20 mijë lekësh të reja në muaj, duke bërë atë që në fakt duhej ta bënte shteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu