Berishës i mungon vetëm vula e PD-së

0
Shkruan Zef Ndreka
I shpallur non grat-a nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, Berisha i tronditur si kurrë në jetën e tij, falë karakterit, vëndosmërisë, punës së pa lodhur, energjisë që shpenzonte e shpenzon ende sot, ia doli tu faktorizonte, të përçante e të rimblidhte demokratët mbështetës të tij, falë edhe ndihmës së Lulzim Bashës.
Kontributin e Bashës, duhet ta njohin demokratët e foltorës dhe të deputetëve të tjerë që ju bashkuan Berishës ditët e fundit.
Kontributi i Bashës ka qënë përcaktues për fatin e derisotëm të lojës së Berishës.
Lulzim Basha me gjithë ato kontribute në favor të Berishës, duke i lënë gjithë fushën e lirë për të vepruar si opozitarë, duke u tërhequr pa u dorëhequr për një vit nga PD-ja, duke e mbajtur PD-në në gjumë të thellë pa aksione politike, pa ide e veprimtari organizative, duke i dorëzuar zyrat e PD-së me kënaqësi, duke heshtur e duke mos debatuar asnjëherë në media, duke mos guxuar asnjëherë ti përmend emrin non grat-ës, duke tërhequr kandidatët e PD-së zyrtare nga gara e zgjedhjeve të 14-Majit, duke mos dalë asnjëherë në fushatën e zgjedhjeve vendore, duke mbajtur me gajret e gënjeshtra privatisht demokratët qëndrestarë, duke rimarrë me metodat berishiste PD-në dhe duke u përpjekur vetëm për ta mbajtur gjallë, apo si një qiri që ndriçon vetëm atë, pra gjithë këto bëma politike të tij, duhet t’ia njohin Bashes pala tjetër e PD-së. Madje, ta falenderojnë shumë.
Askush tjetër nuk do guxonte të bënte ato që realisht ka bërë Basha për foltorën, për Berishën!
Tani, për Berishën, të gjitha këto nga ana e Bashës ishin përdorimet e fundit të tij.
Basha, tashmë nuk ekziston më për Berishën. Sipas tij, nuk ka më asnjë rol apo mision për të kryer. Tani, betejën kryesore do e adresojë nga Rama, i cili nga ana tjetër ka investuar shumë që PD-në ta kontrollojnë foltoristët dhe Berisha. Sepse është e thjeshtë, përballje me non grat-ën sjell vetëm fitore të PS-së.
Në këto kushte, Ramën e shikojmë vetëm duke “shkundur mana” në favor të tij. Ai, pret qetë dhe gëzueshëm edhe dy probleme të palëve në PD.
– Gjyqin e Apelit për vulën
– Thirrjen nën akuzë nga SPAK-u të Berishës dhe Bashës për vrasjet shtetërore në bulevard të 4-qytetarëve me 21-janar përballë dhe anash Kryeministrisë.
Nqs vula, me vendim gjykate do kalojë nga Berisha, gjë që ka pak gjasa, por që nuk ka rëndësi, atëherë Basha do të kërkojë më mirë një furrënaltë e do të avullohet tërësisht bashkë me ndjekësit e tij idealistë.
Nqs Berisha dhe Basha do të thirrën nën akuzë nga SPAK-u, Basha këtë herë duhet të dorëhiqet e jo të tërhiqet siç bëri dy vite më parë.
Ky do të ishte shërbimi i fundit që duhet të bëjë për demokratët, e jo më per Berishën, të cilit i mungon vetëm vula zyrtare…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu