Shkruan Zef Ndreka
Në historinë politike 32-vjeçare post komuniste, një nga protagonistet kryesor të politikës, është Berisha, i cili shpesh herë është tjetërsuar për të na u shfaqur ndryshe nga çfarë është.
Berisha komunist, ishte përsoni që i kundërvihej me fjalë e të shara me shumë se askush tjetër komunizmit. Por vetëm me fjalë.
Kur e kërkonte situata, ai tjetërsohej, zbutej për tu dukur ndryshe, por përsëri tregonte dhëmbët per kundërshtarët e tij brënda partisë demokratike dhe jashtë saj. Autoritarizmin e tij nuk e fshehur dot, as me maskat që ndërronte sipas stinëve.
Gjithë beteja e tij përsonale për 32-vite
i mbivendoset çdo demokrati, me të gjitha format dhe metodat. Me të dukshme kanë qënë dy vitet e fundit kur vendosi të bëjë manipulimin e madh.
Tragjedisë së mashtrimeve dhe manipulimeve të demokratëve nga Sali Berisha i bashkëngjitën edhe faktor të tjerë politikë brënda e jashtë vendit, por sidomos trëkëndëshi famëkeq i Bermudës Berisha-Meta-Rama.
Gjithë këto faktorë sëbashku, me Sali Berishën në krye, e duan Shqipërinë pa një PD të fortë, duan një PD të përçarë, duan statusquonë, e duan Shqipërinë pa demokraci, pa drejtësi, pa ekonomi të zhvilluar, i duan shqiptarët të varfër për ti manipuluar e mashtruar, për ti blerë lehtë, që ti përdorin lehtësisht më pas si mburojë vetem për interesa përsonale e familjare.
Përpjekjet e Berishës këto dy vitet e fundit rezultuan antidemokratike, në kurriz të demokratëve, të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Shqipëria dhe shqiptarët gjendën në një moment të rëndë korrupsioni, ku është përfshirë gjithë qeveria, në një gjendje amullie të pa parë ndonjëherë, në një gjendje pezulli, në gjendje ankthi e varfërie, në një gjendje ku zgjidhja mbetët vetëm emigracioni.
Në këto kushte kur mungon shpresa për shqiptarët, PD-së më shumë se kurrë, sot i del për detyrë të rikthejë Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe të legjitimitetit. Me aksione politike të mbështetur fort nga rinia, nga studentët, nga shoqëria mbarë shqiptare dhe të aleatëve strategjik, të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Europës.
PD-ja duhet të ndikojë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të Reformës Territoriale.
Masakrave zgjedhore të socialistëve, i dolën në ndihmë përpjekjet e dështuara të foltorës, të atij grupi demokratësh të manipuluar shpirtërisht e politikisht që pranuan me 14 Maj të trafikonin votat drejt partisë së spiunit Metaj.
E gjithë lëvizja e Berishës ka qënë një rrugë e bllokuar, pa dalje, një rrugë pa krye e vulosur nga SHBA-të. Tashmë edhe foltotistët e kanë kuptuar se Berisha nuk të çon askund. Më kot foltoristët kanë pretenduar e kanë pritur fitorën e betejes së Berishës kundër SHBA-ve.
Foltoristët, Berishën e kanë mbështetur për interesat e tyre përsonale e jo për akuza parimore, duke u mashtruar pikërisht nga Berisha për rikthimin e tij.
Berishës si mjeshtër i manipulimit, tashmë i kanë rënë edhe maskat, edhe pse sforcohet shumë…






