Amerikanët kanë qënë shumë të qartë në politikën e tyre të jashtme, sidomos në qëndrimet ndaj lidërve të partive politike, ministrave e kryeministrave, presidenteve dhe figurave të tjera të vendeve në zhvillim, por që përbëjnë rrezik për demokracinë, për sistemin e drejtësisë dhe për sigurinë e tyre kombëtare dhe të SHBA-ve.
Për këtë kanë shpallur shumë përsona non grata në shtete të ndryshme si në Turqi dhe pothuaj në të gjithë shtetet e Ballkanit.
Njëri ndër to është Sali Berisha, i shpallur familjarisht non grata.
Për shumë shqiptarë, që çuditërisht e ndjekin Berishën, është i pa qartë qëndrimi amerikan, që lidhet me kohën e diktatorit dhe natyrshëm shtrohet pyetja:
A ishte i shpallur non grata Enver Hoxha nga Amerikanët?!
Sigurisht që nuk ishte shpallur megjithse ishte shtet diktatorial dhe dhënia e kësaj nofke mbase nuk ishte në atë kohë pjesë e politikës së jashtme amerikane.
Por këtë vulë të përjetshme ja dhanë doktorit të diktatorit Hoxha!
Përse?!
Cili është raporti ndërmjet Hoxhës dhe Berishës dhe si rezulton për aleatët atlantike?
Amerikanët gjithnjë kanë patur probleme dhe luftë me komunizmin dhe komunistët. Gjithnjë në funksion të interesave të tyre gjeopolitike dhe instalimit të demokracisë.
Për Amerikanët, zhgënjimi për Berishën, mbështetjen, sjelljen dhe përdorjen e tij që i bënte miqësisë me USA-të, ka qënë i madh.
Amerikanët kanë mbajtur shumë shënime në vite. Nga shënimet, veprimet dhe sjellja, Berisha iu ka rezultuar rrezik për demokracinë, më i rrezikshëm se Enver Hoxha!
Në këto kushte i bie që shqiptarët e sidomos mbështetësit e Sali Berishës kanë etje për komunizmin.
Kjo është e trishtueshme për popullin tim, që një pjesë e tij ndjek pasuesin dhe doktorin e Hoxhës.
E vërteta duhet thënë pa dorashka. Ndryshe zë vend gënjeshtra, që rrezikon një shtet, demokracinë dhe të ardhmën e vendit.
Foltoristët duhet ta marrin qartë mesazhin amerikan…