Beqaj pas daljes nga SPAK: Duhet të ma ndajnë, jam nën hetim apo palë e tretë?

0

Pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë verdiktin përfundimtar të SPAK javën tjetër për Sterilizimin, ai u shpreh se beson se e drejta e tij do të përballet në gjykatë dhe jo në prokurori.

Në lidhje me mospagesën prej 120 mijë lekësh të rinj, taksë, për marrjen e akteve të dosjes hetimore, Beqaj tha se SPAK duhet ta ndajë nësë është person nën hetim apo palë e tretë. Ai tha se është person nën hetim dhe aktet hetimore duhet t’i marrë falas.

Beqaj javën tjetër pritet që SPAK të marrë verdiktin përfundimtar për Sterilizimin, a do e pranoni sidoqoftë vendimmarrja e prokurorisë?

Beqaj: Së pari më lejoni t’iu uroj juve 8 Marsin dhe ndjesë nëse ardhja ime e përjavshme këtu ju ndalon nga të qenit me ata që keni dëshirë. Unë jam i hapur për hetimet që në krye të herës dhe besoj se e drejta ime do të përballet në gjykatë dhe jo në prokurori.

Për aktet hetimore SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh nëse do t’i merrni, si do t’i siguroi aktet?

Beqaj: Unë jam përpjekur të jem në marrëdhënie institucionale me institucionet e drejtësisë, dhe javën tjetër do të ketë një tjetër seancë për këtë çështje. Unë kam 4 muaj në hetim dhe kur kam kërkuar aktet më është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Atëherë duhet të ma ndajnë, a jam në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverbal që mban prokurori shënimet e shpenzimeve, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam

Keni thënë se duhet të hetohet edhe zbatimi i kontratës koncesionare, kemi parë edhe pasardhësen tuaj zonjën Manastirliu në SPAK, a  referoheshit faktit të thirrjes së zonjës Manastirliu?

Beqaj: Kam kërkuar të hetohet pse nuk u vu në punë 2 vjet e gjysmë por u mbajt aty kur nevoja ishte ulëritëse dhe avantazhet që ka sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizimit.

GJKKO ka caktuar ndaj Ilir Beqajt masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me aferën e sterilizimit, ndërsa ai po hetohet dhe për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC, por ende nuk ka një akuzë të ngritur ndaj tij.

Oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e Ilir Beqajt dhe kanë sekuestruar telefonin, kompjuterin dhe dokumente të tjera. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.

Kujtojmë se çdo të premte, Ilir Beqaj duhet të paraqitet në SPAK para oficerit të BKH-së, në lidhje me masën “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij për sterilizimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu