Sot, ishte seanca e radhes ndaj kryebashkiakut te Shkodres Benet Beci.
Kryebashkiaku Beci kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO / I dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, ka kërkuar përmes mbrojtjes së tij zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar gjatë seancës paraprake.
Ndërkohë, të pandehurit e tjerë në këtë çështje, si bashkëshortja e ish-drejtorit të ARRSH-së Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni, nuk kanë dhënë ende një qëndrim lidhur me formën e gjykimit.
Sipas burimeve nga brenda seancës, avokati Gentjan Rumano, i cili përfaqëson Adela Rukon, është larguar nga salla e gjyqit për shkak të një angazhimi tjetër dhe për këtë arsye është gjobitur me 100 mijë lekë nga GJKKO.
Më pas, ai është zëvendësuar nga një avokate e caktuar kryesisht. Mungesa e tij ka qenë shkak për shtyrjen e të paktën dy seancave gjyqësore.
Në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm vetë kryetari i Bashkisë Shkodër.







