Belinda Balluku me Rubin 4 karat në 1 gisht

0

Une dhe Belinda kemi diçka të përbashkët: na pëlqejnë shumë gurët e çmuar. Vetëm se unë… vetëm i shoh!
Ja, për shembull, po shoh rubinin e Belës. Po i bëj një vlerësim vizual, moj “motër”, nga telefoni, se live kam frikë mos më kap SPAK-u!
Guri në unazë i ngjan shumë një rubini. Ka atë ngjyrë karakteristike të kuqe të thellë dhe të ngrohtë që lidhet shpesh me rubinët e vërtetë. Për më tepër, fakti që është i rrethuar me gurë të vegjël transparentë (ndoshta diamantë ose zirkon) është tipik për stilin që nxjerr në pah gurët e çmuar si ky.
Guri i Belës duket me formë ovale ose të rrumbullakët, i ngritur dhe i theksuar bukur. Mund të hamendësohet që guri qendror është diku mes 2 dhe 4 karatësh – varet shumë nga thellësia dhe prerja (cut).
Dhe duke ditur që Bela është gocë që e do origjinalitetin, presupozoj që nëse është rubin natyral dhe i cilësisë së lartë (jo i trajtuar), çmimi mund të shkojë nga 5,000 deri në 25,000+ euro për karat…•
Për 4 karatë:
20,000 – 100,000 euro vetëm për gurin qendror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu