Belind Këllici i bën thirrje SPAK-ut të arrestohet Erion Veliaj! Ja skandali i fundit me kullën e re

0

Kandidati për Bashkinë e Tiranë Belind Këlliçi ka denoncuar sot një rast të dhënies së një leje ndërtimi pranë kullës së Tiranës që u denoncua disa muaj më parë se kishte 7 kate pa leje. Sipas Këlliçit bashkia e Tiranës ka shpërblyer ndërtuesin e saj me ndërtimin e një kulle të re.

“Do të doja ta nisnim javën me një lajm të mirë, me ndërtimin e një shkolle, cerdhjeje, por këto nuk janë prioritetet e Erion Veliajt. Është një moment ku qyteti më shumë se kurrë ka nevojë për ujë të pijshëm, për paqe dhe lulishte, vendimet e kryebashkiakut janë krejt të kundërta.

Rasti më i fundit është ai i denoncuar ditën e djeshme në media me marrëveshjen e fundit të nënshkruar nga bashkia e Tiranës për të bërë ndërtimin e një kulle të re betoni ngjitur me kullën famëkeqe të Tiranës që quhet “Syri i Tiranës” ku të gjithë qytetarët e Tiranës e kanë marrë vesh se janë ndërtuar 7 kate pa leje. Muajin e kaluar bashkia e Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje që i jep një pjesë të truallit këtu që në dijeninë time dhe sipas informacioneve paraprake shpërblem ndërtuesin që ka ndërtuar 7 kate pa leje me një kullë të re,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu