Belind Këlliçi firmos memorandumin/ Kujdes dhe kushte për kafshët e pastreha

0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka firmosur këtë mbrëmje një memorandum për mbrojtjen e kafshëve.

Këlliçi e firmosi memorandumin me grupi i vullnetarëve Animal Rescue Albania.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kandidati i opozitës për kryeqytetin, i cili është zotuar të kujdeset për kafshët e pastreha nëse do të vijë në krye të bashkisë.

“Firmosa me kënaqësi angazhimin me ARSA, për t’u kujdesur e krijuar kushte për kafshët e pastreha. Tirana do të jetë qytet miqësor në çdo drejtim!”, shkruan Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu