Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) ka krahasuar respektimin e fjalës dhe besës në të kaluarën dhe respektimin e tyre tani.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se në të kaluarën respektimi i fjalës dhe besës kanë qenë vlera të rëndësishme në shoqërinë shqiptare, ndërsa tani siç tha ai nuk është ashtu.
“Në të kaluarën, rrespektimi i fjalës dhe besës kanë qenë vlera të rëndësishme në shoqërinë shqiptare.Tani, nuk është ashtu, disa njerëz që kërkojnë ndihmë, përfitojnë dhe nuk e shlyejnë borxhin e tyre në afat të premtuar. Ata përdorin të gjitha mënyrat për mos me këthyar borxhin madje duke të shantazhuar e duke tentuar për të poshtruar ( këthim i të mirës me te keqe). Kjo gjë të hidheron.”, ka shkruar Pacolli.
“Ku jemi me moralin dhe karakterin njerëzor???”, pyeti ai.