Bëhet me nerva Pandeli Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg. Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar

0

Pandeli Majko, i cili ka qenë kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë ka paralajmëruar për një konflikt shqiptaro – serb, që siç thotë ai është vetëm një hap larg.

Me anë të një postimi në Facebook, Majko ka reaguar për situatën e tensionuar në veri, ndërsa thekson se “shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar”.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar”, shkruan Pandeli Majko.

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu