BE pezulloi fondet për Bujqësinë, justifikohet Rama: S’kemi të dhëna, po presim raportin

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë të dhënë konkrete sa i takon çështjes së fondeve të pezulluara nga BE-ja për bujqësinë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, tha se çështja do të shqyrtohet për shkak se nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe se pritet raportoi i BE për këtë problematikë.

“Ajo është një çështje që ne do ta shikojmë konkretisht. Nuk kemi asnjë të dhënë konkrete se do duhet të presim raportin që do të vijë nga BE, por është një shenjë e një vullneti të mirë për të qenë të hapur komplet në këtë marrëdhënie me BE dhe për t’u krijuar atyre dhe vetes komoditetin e një komunikimi lidhur me problematikat dhe me adresimin e tyre pa pasur ngërçin e një ministri, në këtë rast të ministres që në këndvështrimin tim, ka bërë një punë të jashtëzakonshme si ministre e Bujqësisë, që lidh periudhën e qëndrimit të saj në detyrë me periudhën kur janë konstatuar këto probleme. Është normale të jetë kështu, ndryshe do kishte një ngërç në këtë marrëdhënie dhe s’kemi pse ta kemi. Ne duam të përmirësohemi. Nuk diskutohet që deri sa janë konstatuar probleme ato probleme duhet të adresohen dhe sistemi i funksionimit duhet të përmirësohet. Duam të bëjmë maksimumin nga ky proces”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu