BE-ja vendos detyrime doganore ndaluese për importet e produkteve bujqësore ruse

0

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord të vendosin detyrime doganore ndaluese për importet e produkteve bujqësore ruse, njoftoi komisioneri europian për Tregtinë, Valdis Dombrovskis, citon “ATSH”.

Në një postim në “X”, ai bëri të ditur se kjo masë, e propozuar në mars nga Komisioni Europian, synon të ulë të ardhurat që i lejojnë Rusisë të financojë konfliktin në Ukrainë dhe të parandalojë Moskën zyrtare nga destabilizimi i tregjeve bujqësore.

Këto masa ndëshkuese janë të ndara nga sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për konflikin në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu masa ndëshkuese, veçanërisht ndalimin e hyrjes në BE dhe ngrirjen e aseteve të mbajtura në bllok.

Për herë të parë, po konsiderohet edhe sektori fitimprurës i gazit natyror të lëngshëm të Rusisë. (Elona)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu