15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor 2024
Ballina Bota BE-ja “ngrin” fondet prej 691 milionë eurosh për Palestinën

BE-ja “ngrin” fondet prej 691 milionë eurosh për Palestinën

0

Bashkimi Evropian njoftoi “ngrirjen” dhe rishikimin e fondeve dhe projekteve zhvillimore për palestinezët, në vlerën 691 milionë euro.

Sipas komisionerit Oliver Varhelyi, “shkalla e terrorizmit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Nuk mund të ketë procedurë të zakonshme në këtë kontekst. Si donatori më i madh për palestinezët, Komisioni Evropian po shqyrton të gjithë portofolin e tij të zhvillimit, me një vlerë totale prej 691 milionë eurosh”.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, që kur grupi militant palestinez Hamas nisi sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor. Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke kryer sulme ajrore në Gaza. Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës. Po ashtu, afër 300.000 ushtarë rezervistë janë thirrur për të luftuar kundër Hamasit.

, Lufta në Izrael/ BE-ja “ngrin” fondet prej 691 milionë eurosh në Palestinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu