BE e ashpër për mbrojtjen e hajdutes Belinda Balluku në Kuvend: SPAK të kryejë punën e tij, lufta kundër korrupsionit thelbësore për integrimin

0

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për mediat lidhur me votimin e zhvilluar sot në Kuvend, ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në reagimin e tij, Delegacioni i BE-së thekson se është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas përfaqësuesve të BE-së, respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten elementë kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu