Baton Haxhia: Një gjyqtar normal do t’ia kishte dhënë vuën Berishës

0

Baton Haxhia, analisti dhe gazetari që ka “superfuqinë” të shfaqet në dy ekrane njëkohësisht, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

Haxhia, në një dalje televizive është shprehur se në kushte normale, gjykata duhet t’ia jepte vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kishte shumicën e partisë me vete.

Një gjykatë normale në një moment të caktuar përpara zgjedhjeve dhe një gjyqtar normal që vlerëson demokracinë përpara procedurave juridike e kam thënë dhe më parë që duhet t’ia jepte vulën Sali Berishës për arsye se ishte momente i tij dhe kishte shumicën e asaj partie.

Meqë nuk e ka marrë në atë moment do të dyshoj se ai do ta marrë dhe në të ardhmen edhe nëse shkon në Strasburg. Sa më shpejt që e premë kancerin brenda këtij rrethimi aq më shpejt konsolidohet e djathta në zgjedhjet e 2025, pushteti është shumë pranë për ta marrë”, ka thënë analisti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu