Bastet e paligjshme/ Llabani: Lokalet “333” dhe “CR7” kanë mbështetje policore dhe politike

0

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në Mcn Live detaje mbi mënyrën se si funksionon aktiviteti ilegal i lojërave të fatit në Shqipëri, ku lokalet “333” dhe “CR7” kanë pasur mbështetjen e drejtuesve të Policisë.

Llabani theksoi se drejtues në Policinë e Shtetit, por edhe në politikë kanë dhënë direktiva që këto aktivitete të funksionojnë.

Llabani tha se janë bërë shumë referime në Policinë e Shtetit, që “blutë” ia kanë dërguar Prokurorisë, dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do ketë goditje në këtë sektor.

“Ka qenë një operacion i munguar i Policisë së Shtetit për goditjen e këtyre grupeve ilegale. Janë disa lokale që ne i kemi njohur si Loto, 333 apo CR7, që mbinë si kërpudha. Emra pas tyre, edhe pse thuhej se janë familjarë të personazheve politikë, ishin pothuajse anonimë, pa precedent penalë. Në zonën e Ali Demit ka pasur një ngjarje me përplasje fizike, deri në shkrepjen e armës kallashnikov. Ka qenë një punonjës i një pike karburanti që ka thënë se Palaj ka qëlluar me armë zjarri kundrejt një personi tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu