Basha, McGonigal ish-sigurimi i shtetit dhe ‘tollovia’ 32 vjecare!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Mbas viti 2013, largimit me 1 milion shuplakë të Berishës, shuplakë të orkestruara për tu provuar nga dyshja Berisha-Rama mbi fëtyrat e sinqerta të demokratëve dhe fëtyrat e pista të ish-ministrave dhe drejtorëve të Berishës , me të drejtë Basha e quajti Tollovi. Në gjuhën shqipe tollovi, do të thotë dicka e rrëmujshme, pa përmbajtje dhe formë, që i bën dëm shoqërisë shqiptare dhe sjell anarki. Largimi nga pushteti i Berishës në 2013, u shoqërua me lot dhe zhgënjime gjoja nga ata të cilët ndikuan në largimin nha pushteti i Berishës. Në planin institucional kishim marrëveshtjen për ndryshime kushtetuese në mes Ramës dhe Berishës, dmth rrahaj e shpatullave në Gërdec ishte vazhdimësi e këtyre akteve ligjore që siguronin sundimin autoritarë të Berishës në PD dhe të Edi Ramës në Rilindje PS.
Të gjitha këta lëvizje autoritare ligjëvënëse kanë të bëjnë me 21 Janarin, që u vranë 4 të pafajshëm dhe me politikën sot në 2023 tollovi e përpunuar dhe menduar mirë, Rama-Berisha edhe Metaj. I vetmi politikan që supozohet se e ka mbështetur Berisha që bënte diferencën ishte Lulzim Basha, një politikan me të ardhme. Nuk duhet harruar që Basha është i vetmi politikan në 100 vite, që me punë të pastër në Kosovë si përkthyes është promovuar në KOP me 1 milion Euro të deklaruara në konton bankare.
Duhet shtuar që në 32 vite dhe sidomos mbas vitit 2005 shumë pushtetarë lokalë dhe ish-drejtorë dhe ministra të Berishës u bënë milioner nëpërmjet korrupsionit domethënës dhe kanë probleme me deklarimin e pasurisë. Edhe në PD për të zevendësuar Berishën, u zhvillua një tollovi. Jozefina ‘budallja’ mendonte se me Lefter Maliqin do të bëhej Kryetare e PD-së. Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Majlinda Bregu, Arben Imami, Genc Rruli, Astrit Patozi, Besnik Mustafaj etj etj që nuk ia vlen të përmendësh emrat aktronin si aktorë politik. Imagjinojeni se të vështirë e pa patur Basha me gjithë këta politikanë pa profil, të promovuar nga zyrat dhe kulisat e Berishës, për të konsoliduar pozitën e tij politike në PD. Në këtë kontekst nuk duhen harruar ish-pushtetarë lokalë, tatimorë etj etj që mbështesnin tolllovinë. Skandali i fundit me Mec Gonigal tregon qartë se tollovia kundër Bashës, ka filluar që në 2017 dhe vazhdon edhe sot.
Modeli Mec Gonigal kishte në projektet e tija sulmet kundër Bashës, deri në promovimin e Rudina Hajdarit si kryetare të PD-së, me mbështetjen e parave dhe të ish-sigurimit të shtetit, agron Nezës mikun e Berishës dhe të Ramës. Nëe këta vite edhe ngjarjet në SHBA ishin në kundër Bashës, i cili pati mbështetur të djathtët amerikanë, Trump që akuzohej për bashkëpunim me rusët. Kurse sot faktet tregojnë se MecGonigal që akuzonte Trump, ka bashkëpunuar me afera me rusët dhe ish-sigurimin në Shqipëri dhe me dyshen Rama-Berisha kudër Bashës. Trump sugjeron dënim me vdekje për ish shefin McGonigal për tradhëti ndaj ShBA-ve?! Në këtë opinion nuk dua të bëj as gjykatësin, as prokurorin në Shqipëri dhe në SHBA, por dua të mbështes idenë e Z Basha që mbas viteve 2013 në politikën shqiptare ka sunduar tollovia shoqërore, politike në Shqipëri, Ballkan dhe deri në Kosovë.
Tolllovia paguan media, portale, gazeta për të mbajtur gjallë sundimin e saj tek shoqëria shqiptare, duke ndikuar negativisht tek ndryshimi i kësaj situate të mbrapshtë. Tollovia 32 vjecare, kërkon një shoqëri Big-Brodher që nu interesohet për largimin e trekëndëshit të Bermudës, por për ngjarjet dhe episodet që zhvillohen në shtëpinë e medias së paguar Big-Brodher, pa dinë e imanë, kur shumë të rinj largohen pa shpresë nga një shqipëri që është kthyer në Tollovi! Ju bëj thirrje kryeisht të rinjve demokratë dhe të majtë liberal që të mos e parnojnë këtë situatë politike, por të punojnë të gjithë bashkë për ndryshimin me mbështetjen e SHBA-ve institucioneve të drejtësisë dhe me besim te ZOTI se ka shpresë për vendin tonë. Shqiptarët duhet ti japin fund modelit psikologjik ‘McGonigal’ ish-sigurimi i shtetit dhe ‘tollovia’ 32 vjecare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu