Ndoshta është komenti i fundit që bëj për anti demokratin Lulzim Basha, i cili për hirë të së vërtetës ka lindur me këmishë, por me këmishë të grisur. Atë këmishë që u mundua t’ia “arnojë” Berisha dhe disa të tjerë kryesisht të huaj, nga viti 2004 kur u katapultua dyshimshëm nga Hollanda në Kosovë e më pas në Shqipëri, asnjëherë nuk mundi ta “riparojë” këmishën.
Edhe pse qëndroi plot 9-vite për të kryer 3 vite shkollë për drejtësi, pra Bacelor, (çka tregon për aftësi të cunguara intelektuale), me plot dyshime (por ka edhe deklarime) përflitet se ka punuar në kurriz të luftëtarëve të UÇK-së duke përgatitur dosje kundër tyre. Madje, për këtë “meritë” apo sherbim, edhe u katapultua tek Berisha.
Më tej, akoma më keq, këmishën e grisur fillojë ta laskarojë vetë edhe pse u pasurua, duke përfunduar aty ku është, si një zë i vetëm që tashmë se dëgjon askush.
Ai mbetet një shërbëtor s’di i kujt, që vetëm mashtron si ordiner disa mediokër për ti mbajtur rreth vetës, dhe mbetët kampioni i gënjeshtrës.
I kanë ikur gjithë bashkëpunëtorët që kanë pak mend dhe analizojnë, sepse i dhanë gjithë mundësitë për ta treguar vetën. Por bishti i qenit, bisht qeni mbetët!
Si biri shpirtëror i Berishës, pa asnjë meritë, pasi u bë deputet, pasi mori disa poste shumë të rëndësishme në kabinetët qeveritare, pasi u bë disa herë ministër, kryetar i bashkisë Tiranë, pasi vodhi disa herë me manipulime edhe postin e kryetarit të PD-së, pasi u pasurua më tej mbi kurrizin e PD-së, mendoi se Berisha nuk i duhej më!
Bëri përjashtimin e “babës” duke na kujtuar shprehjen e vjetër: kur jevgu mendon se bëhet Pashë, të parin vret babait e vet!
Kështu, për ti hedhur hi syve të amerikanëve, ai vetëveproi, pa e ditur se vetë amerikanët me një gurë vrasin dy zogj, madje pa e ditur se pas Berishës, viza e trashë i ishte vënë vetë Bashës që edhe kërkonte kohë e mbështetje nga demokratët, por as kishte fuqi dhe as ide politike as për të mbijetuar.
Basha, gjithë lëvizjet e tij i ka bërë antidemokratike në PD. Krimi më i madh që ka bërë ai, është kur beteja e tij ishte për të nxjerrë nga sistemi politik PD-në, forcën më të madhe opozitare në vend, duke dorëzuar mandatët e deputeteve në një vendim gjoja kolegjial (në fakt ishte urdhër i Berishës që e ka pranuar vetë).
Me pas, ai nuk mori pjesë në zgjedhjet e pushtetit vendor, duke falur gjithë bashkitë demokrate dhe duke lënë me gisht në gojë kryebashkiakët dhe një armatë të tërë demokratësh pa punë, pa mbështetje.
Por, Lulzim Basha, është akuzuar edhe për korrupsion në rrugën e kombit, për shpenzime marramendëse. Përballjen me prokurorinë e ka “tribluar” me raporta mjekësore nga dentisti dhe për heqje barku.
Ai, në cilësinë e ish Ministrit të Jashtëm, ka firmosur për faljen e ujrave territoriale Greqisë, dhe një ditë do vijë momenti të japë llogari edhe për të.
Në cilësinë e ish Ministrit të Brëndshëm, ai është pjesë e zinxhirit shtetëror përgjegjës për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në trotuar.
Por, jo më pak të rëndësishme janë edhe akuzat për financime nga rusët në emër të PD-së kur Basha ishte Kryetar, dhe sidomos çështja e Toyota Jaris, me 5 milion euro.
Më pas, Basha bashkë me Berishën në një dakortësim mafioz kanë përçarë përfundimisht PD-në duke thyer aksin e saj, duke sjell dëme të pariparueshme opozitës, politikës shqiptare dhe vendit.
Mbase edhe Basha, ashtu si babai i tij shpirtëror po realizojnë misionet e tyre.
Do të shikohen dhe do kuptohen shpejt, pa mbaruar 2025.
Qartësimi përfundimtar i pengmarrësve, do të krijojë mundësinë e ndryshimeve të mëdha, aq të pritshme për opozitën dhe vendin.
Kështu, Basha jo vetëm nuk është faktor për demokratët, përkundrazi!