Përgjigja e kësaj pyetje do kishte kuptim të zhvillohej sëpaku në vitin 2013, kur Sali Berisha e përzgjodhi për të vazhduar rrugën e tij, për të mbajtur peng PD-në, e cila çdo vendim apo lëvizje politike e kishte të diktuar nga Berisha, i cili në të vërtetë nuk hoqi asnjëherë dorë nga kontrolli i partisë edhe pse “rrumin” ja kishte lënë në qafë Bashës.
Ngjarjet politike në PD nga 2013 deri në 2021 kanë rrjedhur sipas skenarit dhe udhëzimeve të atit shpirtëror të Bashës, madje edhe pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 Prillit, kur socialistët morën mandatin e tretë për të qeverisur.
Gjithnjë, Berisha e ka mohuar rolin e tij në vendim marrjet e PD-së, po ashtu edhe në përcaktimin e kandidatëve për deputet, që kalonin me parë në filtrin e Berishës. Asnjë përsonalitet që nuk ishte berishian, pra që nuk merrte bekimin e tij, nuk figurante në listat e kandidatëve.
Këtë lojë politike, që ndikoj shumë në rezultatin e zgjedhjeve, Basha nuk e ka pranuar publikisht, vetëm në biseda të lira, edhe ato me tepër më shënja e gjeste se me fjalë.
Këtë të vërtetë e vërteton sot grupi parlamentar i PD-së në çfarë deregjeje është katandisur me deputet apolitik të emeruar. Ndaj pa pikë “yndyre” e përsonaliteti ndjekin Berishën non grat-a, për hallin e tij e të familjes së tij. Kjo vërteton se jo vetëm Basha, me postet e pa merituar që ka fituar nga pengmarrësi Berisha, por edhe pjesa me e madhe e deputetëve të sotëm të PD-së, janë peng i tij.
Lulzim Basha, asnjëherë nuk e ka ndjerë vetën të lirë.
Po të ishte free, apo të pa kapur, sëpaku do të artikulonte një fjali apo frazë, mund të debatonte politikisht dhe publikisht me “motërzen” e tij të vogël Argita, të njohur në Kosovë.
Por mungojnë fjalët, mungojnë frazat, mungojnë mullaqet, prandaj siç ka ndenjur për mbi dy vjet si miu mbas poçes duke ju shmangur përballjes me Berishizmin, ashtu do vazhdoje akoma të rrijë duke pritur që “luftën” politike t’ia bëjnë të tjerët dhe ashtu si në “kohën e arte” të “Babës shpirtëror” të korrë “frutet”.
Por ajo lopë ka ngordhur, nuk bën më qumësht!
Kjo duhet kuptuar nga të gjithë demokratët. Kush nuk e ka kuptuar ende këtë në rradhët e atyre që kanë ngelur tek copëza e PD-së së vulës, po humbet thjeshtë kohën, po vonon ringritjen e opozitës së re me një “Alternative të re demokratike, pa Berisha-Basha.
Lulzim Basha, le të provojë të konkurojë në një proçes të vërtetë, të hapur e transparent dhe të barabartë zgjedhor. Por pa manipulimet e “të voglit” të Partisë, që qëndron atje me mision të veçantë!
Por Bashën, ashtu si sot Berisha e Metaj dhe nesër Rama, e kanë mbytur mëkatet e bashkëpunimit. Ai ndjen lakun e SPAK-ut që vjen e ngushtohet për dosjet e 21-janarit ku u vrarë katër qytetarë në bulevard me duar në xhepa. Nga se u vranë dhe me urdhër të kujt u qëlluan do ta hetojë SPAK-u. Ish ministri i brëndshëm i asaj kohë, Lulzim Basha është pjesë e asaj dosje. Shpresojmë të mos thirret i pandehur. Por laku i SPAK-ut do shtrëngohet edhe për dosje të tjera si ajo e “Rrugës së Kombit, e faljes së hapsirës detare Greqisë, etj.
Pra janë shumë mëkate bashkëpunimi për të kapurin Basha i cili mban peng sot PD-në me heshtje, me mos veprim, me mos bashkëpunim, me pritje dhe gjithnjë duke e zvogëluar peshën dhe forcën e PD-së e rrjedhimisht të gjithë opozitës.