Pak ditë më parë SPAK me në krye Altin Dumanin prezantuan planin e masave për krimin zgjedhor në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.
Kryeministri Edi Rama sot i është drejtuar Dumanit që të ndalojë menjëherë survejimin e partive politike në një proces elektoral.
Babloku e quajti lajthitje të momentit dhe ishte mjaft i ashpër me drejtësinë.
“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe që menjëherë të ndalet survejimi në territor se nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret me politikë survejohet”, tha Rama.