Azgan Haklaj uron Fitër Bajramin dhe ju fton për një fillim të ri

0
Shkruan Azgan Haklaj
Të dashur miq!
Gezuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!
Zoti ua pranoftë agjerimin!
Pas muajt të Ramazanit dhe përmbylljes me sukses të angazhimit tim në Qarkun Kukës vendosëm që nesër në orën 18:30 të startojmë në një takim festiv në lagjen time tek lokal Helios, Rruga Besim Alla me moton:
“Më besoni t’ju shërbej”!
Kemi të ftuar e marrin pjesë personalitete të politikës, artit, kulturës, shkencës, sportit, veprimtar të çeshtjes kombëtare nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar.
E ftuar nderi zëri brilant i bjeshkëve të Tuzit që vjen enkas nga Austria Marije Laçaj!
Diplomati gjerman Hans Dietrich Gencher na ka lënë në postulat!
“Historia e kombit tim fillon nga oborri i shtëpisë time!
Edhe unë po e filloj rrugëtimin tim të dytë drejt parlamentit nga lagja ime!
Kam kënaqësinë të ftoj miqt’ bashkëluftëtarët për liri e demokraci, kolegjin e kryetarëve, kandidatët për deputet të koalicionit euroatlantik, miqt’ e harkut opozitar Euroatlantik.
Ejani miq të nisim ortekun e pandalshëm!
Na priftë e mbara!
Me krahë të lehtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu