Avokati: Fredi Beleri po mbahet në burg me dokument të falsifikuar, javën tjetër publikojmë faktet!

0

Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, Geni Gjyzari, foli për lënien në burg të klientit të tij nga Gjykata e Lartë.

Gjyzari tha se jemi në fazat e hetimit paraprak, ku javën e kaluar janë mbyllur hetimet, është komunikuar akuza dhe brenda pak ditësh mund të merret vendimi për ta dërguar çështjen në gjyq.

Gjyzari tha se nuk kishin pritshmëri të tjera se do kryenim më shumë veprime, duke shtuar se ishin të bindur se nuk do kishte asnjë provë.

“Gjendemi në situata non sens dhe do jetë vetë zoti Beleri që javën tjetër do i bëjë publike faktet, do e gjejë mënyrën se si.
Sa i takon betimit, çdo gjë që nuk ndalohet me ligj, lejohet dhe praktika pasurohet dhe me këto momente që ishin të paparashikuara në ligj.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nuk e dha lejen, mund ta japë kësaj radhe. Deklaratat e Greqisë nuk mund ti komentojmë, sepse janë deklarata politike.

Dua t’iu kujtoj se në emër të vendimeve gjyqësore edhe Rusia e ka dënuar Navalny, por reagon komuniteti ndërkombëtar.

Ne presim drejtësi, se për sa kohë nuk po del dikush në sistemin e drejtësisë ti ndërpresë këto veprime për momentin, ne presim nga institucione si Strasburgu që të sensibilizohen për këto shkelje flagrante.

Betimin nuk e ndalon ligjin, ne do të kërkojmë, kjo është puna jonë që të bëjmë kërkesa.

Është mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak me temë betimin e kryetarit të bashkisë, ajo është tema e ditës betimi, nuk e ndalon ligji betimin.

Parashikimi i ligjit për Belerin është nga 1-5 vjet burg. Në caktimin e masës së sigurimit duhet të ishin treguar të kujdesshëm.

Prej 3 muajsh mbahet në burg dhe ne kemi ngritur brenda sallave të gjyqit pretendime se janë përdorur dokumente të falsifikuara për mbajtjen në burg të zotit Beleri, dhe janë përdorur dhe në vendimin e gjykatës.

Është dëshmia e penalitetit që e ka marrë prokuroria në Vlorë. Dhe në zbardhjen e vendimit gjykata i referohet kësaj dëshmie penaliteti.

Në momentin që vazhdojnë të mos i shikojnë në mënyrë të verbër, ne i drejtohemi SPAK merreni një dëshmi penaliteti, si do ia dalë. Dhe doli si thamë ne, i padënuar.

Si mund ta kapërcejë Gjykata e Lartë këtë moment? Nga verifikimet del i padënuar. Këto janë elementë që duan ta mbajnë me patjetër në burg.

Mafia e ndërtimeve pa leje e do në burg Belerin, nga biznesmenë te politikanë. Gazetarët mund të bëjnë një kronikë se si po ndërtohet masivisht pa leje.

Gjyqtari Kalaja ka krijuar një nen që nuk ekziston për mbajtjen në burg të Belerit, ka krijuar një vendim për të mos shpallur vendim. Ka përdorur në vendim dokumentin e falsifikuar.

Çështja do përfundojë në Strasburg dhe kjo është kosto e madhe për shtetin shqiptar. Nuk është vetëm një i burgosur politik, po janë 3800 votues që e mbështetën.”- tha ai,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu