Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një postim ironizues për Spartak Ngjelën, duke lënë të kuptohet që për të ai nuk është avokat.
E për këtë ka marrë si shembull një shprehje të Namik V. Hoti i cili thoshte: Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te mund te hyjne ne Europe sa kohe te mos kene kuptuar se Arqile Boti nuk eshte mjek dhe Spartak Ngjela nuk eshte avokat.
Reagimi i Gjokutaj ka ardhur pasi sipas tij, Ngjela në një studio televizive në mungesë të argumenteve kishte zgjedhur të ngrinte zërin.
“Tek po degjoja Spartak Ngjelen duke bertitur me mllef ne nje media kunder Opozites dhe lidereve te saj mu kujtua nje perle e te ndjerit Namik V. Hoti i cili thoshte: Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te mund te hyjne ne Europe sa kohe te mos kene kuptuar se Arqile Boti nuk eshte mjek dhe Spartak Ngjela nuk eshte avokat! Sepse ne Europe shkohet me punetore dhe jo me marifetçinj!”, shprehet avokati Gjokutaj në postimin e tij.