Autorë të mëdhenj, apo spurdhjakë? Kjo është çështja!

0

Shkruan Genta Kaloçi

Autorë të mëdhenj, apo spurdhjakë?
Kjo është çështja!
Në postimin e një miku virtual vura re disa pyetje interesante për autorët, veprat e tyre, frymën e para 90ës për të shkruar e përcjellë ndjenjën humane, atdhedashurinë, krenarinë kombëtare, çështje sociale të familjes dhe shoqërisë me një nivel të lartë artistik bazuar në humorin, batutën popullore.
Postimi i Thoma Pulo ngrinte disa çështje që vënë në pikëpyetje periudhën pas 90ës dhe krijimtarinë në fushën e artit.
Në tre dekada shohim vetëm inferioritet të njeriut në trevat shqiptare dhe sesi mjaftohen të përcjellin kryesisht kurvërinë, prostitucionin, trafiqet e ndryshme (drogëra, njerëz, valutë, banda, vrasje, ikje) në ato pak vepra që kanë krijuar.
Thomai ndër të tjera pyet si më poshtë;
“Shkrimtarët dhe poetët e mëdhenj, si I.Kadare, D.Agolli, Sabri Godo, Sulejman Mato, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Petro Marko, Natasha Lako, Teodor Laço, etj, ishin disa nga përfaqësuesit më të mëdhenj të realizmit socialist.

  • Kush i bëri të tillë?
  • Niveli i tyre arsimor e kulturor?
  • Shoqëria ku lindën dhe u rritën?
  • Edukata me frymë komuniste?
  • Nxitja nga organe të pushtetit?
  • Frymëzimi nga kultura perëndimore?
  • Aksionet vullnetare të rinisë?
  • Apo ishin të lindur të tillë?”
    Këto pyetje më bënë të mbaj edhe unë qëndrimin tim si një person që ka jetuar në disa faza të zhvillimeve të shoqërisë shqiptare në 4 dekada si realizmi socialist (14vjet), tranzicionin dhjerokratik (30vjet), emigracionin (18vjet), riatdhesimin (12vjet) dhe periudhën pas tranzicionit nga dita që do prangosen e ndëshkohen salikmonedlulushi shpk. Kjo periudhë është në fazën e saj embrionale.
    Nuk ju dalin shifrat? Problemi juaj, jo imi, uleni prapanicën e ushtrohuni.
    Pikërisht për këto më lart do ju parashtroj qëndrimin tim për këto çështje që dalin nga kjo temë kaq e thjeshtë, por ju’a koklavitin arsimi, pushteti dhe çorba që hani duke u mbajtur ison tutorëve tuaj politik.
    Janë disa faktorë që, duhen parë si veprat para dhe pas 90ës, autorët para 90ës si qënie komplekse të formuar nga shteti, apo individë me talent vetjak?
    Sa % ishte talent dhe sa % ishte punë, përkrahje financiare, shoqërore, frymë institucionale e shtetërore?
    Unë mendimin tim e kam të përmbledhur si më poshtë për këtë çështje.
    Për mua, të gjithë para ’90ës dhe pas ’90ës deri sot, i përshkruan më së miri shprehja “një mut ishin dhe bajga mbetën.”
  • Treguan ç’muta ishin kur deshën lirinë e dhjerjes së fjalës se, gjoja nuk bënin dot vepra e kryevepra para 90ës.
  • Na mbushën tre dekada me propagandë, akuza dhe baltë se, gjoja para ’90ës nuk lidhnin dot dy fjalë nën “presionin e shtetit”, por në fakt nuk ke një vepër “madhështore” pas 90ës nga këta autorët e realizmit, pseudodisidencës dhe të dhjerokracisë.
    “Autor të mëdhenj janë ata që kur populli, shteti, kombi, kultura, njerëzimi, shoqëria kalojnë kriza politikoshoqërore dinë të zgjedhin anën e duhur të historisë dhe t’u tregojnë udhën masave të çoroditura dhe politikës antikushtetuese.”
    Në fakt të gjithë pa përjashtim pas 90ës përkrahën frymën e përçarjes së pompuar nga politika pd, ps, lesheli shpk për interesa vetjake.
    Të gjithë pa përjashtim hodhën në konflikte një popull, komb të tërë për të marrë azile, prona, përfitime monetare nga shteti me vërtetime fallse si të dënuar, ose disident.
    Shitën gjithçka që u ndërtua nga shteti (gjithsecili nga ju e prindërit tuaj) që investoi në formimin dhe “talentin” e tyre, por që i shkelën dhe i shitën të gjitha për privilegje, poste për veten, familjarët, fëmijët, nuset, dhëndurët, miqësinë, krushqinë në ambasada, ministri e të tjera si këto.
  • Si mund të kem respekt për këta dythundrakë ndërkoh që, ata nuk kanë për punën e tyre, veten dhe për mua?
    Prandaj, sipas kësaj llogjike të ftohtë, sipas fakteve të dy epokave unë kam dalë në konkluzionin tim personal se s’kam asnjë respekt për ta, as për veprën e tyre.
  • Ç’është vepra pa individin e formuar e të paplotësuar që është i ligë në thelb e në brendi?
    Më pëlqen më shumë arti popullor, sesa ai i firmosur me emra të përvetshëm të shqipfolësve pa frymë, shtyllë kurrizore të çdo epoke.
    Mos u mundoni të më sulmoni ju shtyllkurrizorët e zvarritur të pushtetit berishjan pd, ps, lesheli shpk.
    Qetësohuni dhe përqëndrohuni në ato që them dhe si i analizoj më poshtë.
    Të gjithë autorët, artistët (me përjashtime të rralla) hodhën punën dhe vetveten poshtë për një post, pension, medalje presidenciale të pushtetit antidemokratik pas 90ës.
    Me të drejtë do thoni;
    I meritojnë!
    Aspak, nuk i meritojnë!
    Nëse thonë se, ishte sistemi që i detyroi, atëherë ato nuk janë veprat e tyre.
    Matematikisht qëndrimi i tyre nuk qëndron.
    Nuk mund ta quash veprën tënde madhështore, por sistemin kriminal, përndryshe do të kishin zhdukur e vrarë ashtu siç keni predikuar e blasfemuar në tre dekada me helmin tuaj.
    Na hiqen si të torturuar, por në fakt po ja qisin farat shërbimeve sociale me pensione për 3-4 dekada se gjoja paskan vuajtur.
  • Nga se kanë vuajtur?
  • Apo se për të bërë ata artin dhe tangërllikun e tyre duhej të punonin të gjithë sektorët e ekonomisë; bujqësia, blegtoria, industritë e vendit për buxhetet e mbi 70 filmave në vit.
    Ndërkoh që në tre dekada dhjerokracie nuk kanë bërë as 7 filma të sakta që, unë ti kem parë të paktën një herë.
    Asnjë!
    Gjithashtu shtojmë se, kur ata mohuan gjithçka që ndodhi para 90ës po ashtu edhe veten me veprat e tyre, normale që më kanë hedhur poshtë pa menduar edhe mua.
  • Kur ata më kanë hedhur shumëfish, i kanë mohuar 30 brezave të vërtetat e moçme, çfarë mund të presin nga unë?
    Mirënjohje e vlerësim?
    Aspak!
    Këto fitohen me punën, veprën dhe vendimet tona të përditshme për çështje të vogla e madhore.
  • Kush janë ata që ti mbivlerësoj mbi veten dhe atë që më mohuan të kem?
    Ata pa përjashtim pas 90ës treguan, konfirmuan shkencërisht nëpërmjet eksperimentit të pas 90ës se nuk kishim, as nuk kemi krijues të mirëfilltë me frymë humane njerëzore.
    Me qëndrimet, deklaratat, intervistat, vendimet e tyre as mish as peshk konfirmuan se, veprat para ’90ës ishin produkt i sistemit dhe se të gjithë ishin dhe janë sahanlëpirsa.
    Ku e mbështes diçka të tillë?
    Në fushën eksperimentale të sjelljeve njerëzore është elementi përsëritës i sjelljeve tona që, përcaktojnë karakterin tonë.
    Nëse këta pseudogjigandë të letrave do të krijonin mrekullira më pas do të thotë se, do të ishin të atij niveli të lartë krijues dhe do të bazohej në brendinë e tyre.
    Fakti që kishin vepra para 90ës dhe jo pas 90ës ku kemi mbetur në nivel mediokriteti, atëherë kjo tregon se, ndikohen nga faktorë të jashtëm ambjental. Ky konkluzion konfirmon thënien, “5% talent dhe 95% punë”.
    Mungesa e krijimeve të mëdha tregon se të gjitha akuzat për çensurë, krijimtari të cunguar e pa liri shprehjeje vërtetuan se, ishin pallavrat e llojit më të ulët të mediokritetit nën frymën e propagandës fashiste që na ka mbuluar në këto tre dekada.
    Natyrshëm lind pyetja;
  • Nëse atëherë krijonin mrekullira nën “presionin” e partisë/shtet, ku i keni kryeveprat e dhjerokracisë nën lirinë e partive alabake?
    Ky është fakti që nuk munden të hedhin dot poshtë!
    Krijimtaria e asaj kohe ishte fryma e ideologjisë dhe aspak meritë personale e krijuesve të asaj që “fatmirësisht” arritën të jetonin edhe pas 90ës. Fatmirësisht them me thonjëza se, fakti që ishin akoma gjallë pas 90ës tregojnë pavlefshmërinë e kësaj periudhe dhe dobësinë e individit të bëjë diçka madhështore kur nuk ka brum e frymë si njeri e jo vetëm si dythundrak me rroba. Personalisht nuk kam respekt për asnjë prej tyre me ndonjë përjashtim 1-2 persona (jo në listë) pas 90ës.
    Kjo mbështetet në faktin se, ata kanë hedhur poshtë veten, kohën, frymën dhe veprat e tyre.
    Prandaj, në këtë mënyrë duhet t’u hiqen automatikisht përfitimet e marra nga puna, fryma, krijimi, vepra e një sistemi të kaluar nga të cilat kanë hequr dorë si pjesë të kontributit të tyre individual në një shoqëri kolektive.
    Bazuar në këto u duhen hequr të gjitha përfitimet monetare, titujt akademik, honorare në pensione meritash, të veçanta, medalje, financime, projekte, dekorata e të tjera kategori si këto.
    Meqënëse pas 90ës vepruan mbi slloganin të zerohen të gjitha të realizmit socialist (jo komuniste se, nuk u arrit komunizmi) dhe meqë jemi në një sistem tjetër i cili ka hedhur poshtë gjithçka të krijuar para 90ës.
    Nuk mund të kemi dystandartizim edhe në art. Në këtë çështje jam me pseudodisidentët e dhjerokracisë.
    “Duhen hequr kostot e larta të buxhetit kapitalist që, ndikohen nën vendimet dhe influencat e realizmit socialist.”
    Duhet të fillojë nga të gjithë këta që kanë përfituar në forma të ndryshme të cilët i quani si kokat e artit. Në fakt cili art?!
    Nuk ka art!
    Të njëjtët e kanë pohuar tre dekada se, nuk ka pasur Art. Meqë nuk ka pasur art, as ju nuk ekzistoni si krijues, artista dhe përfitues meritash të paqëna.
    Sepse nëse thua se, janë vepra të partisë shtet dhe të Enverit, atëherë edhe meritat e veprës duhet ti marri Enveri dhe askush tjetër.
    Me qëndrimet e tyre kanë pranuar me akuza direkte dhe indirekte se frymëzues, autor i gjithçkaje në vend ishte Enveri për Artin nga ’45a deri në ’85ën, financuar nga shteti dhe firma e drejtuesit të projektit ishin këta pseudoautorët që na dërdëllisin ata bashkë me gjithë ju sikur janë kryetalente dhe kryeautorë të kësaj toke.
    Me pak fjalë, nuk meritojnë as të drejtat e autorit, sepse sponsorizuesi është shteti dhe autorësinë/pronësinë në kapitalizëm e ka sponsori jo firmëtari i patentave në administratë.
    Kuptuat?
    Aspak!
    Epo, s’kam ç’t’ju bëj tjatër.
    Kështu që nuk kanë asnjë meritë.
    Prandaj, rekomandoj se, duhet bërë një akt projektligj i tillë një herë e mirë për t’u ndarë shapi nga sheqeri.
    Ky është fillimi i mbarë!!
    Mos u acaroni, autorë dhe bedenat e tyre.
    Kjo është e vërteta që ju dhemb ta thoni të plotë e jo të pjesëshme siç ju intereson sipas kasetës së tranzicionit i të cilit jeni pjesë e rëndësishme e formimit, qëndrimit dhe zgjatjes së tij nëpërmjet zallamahisë që keni krijuar me qëndrimet tuaja konfliktuale kundër kulturës, popullit dhe kësaj toke.
    Nuk mundet që ta keni puqur me pushtokracinë dhe ne vegjëlinë të na helmoni me qëndrimet, deklaratat tuaja në median e analëve të kapitalit.
    Vendosët të zbatonit gjithçka të zerohet para 90ës, atëherë të zerohet edhe për ju pa përjashtim të realizmit socialist, disidentë, pseudodisidentë, të dhjerokracisë, tranzicionit e të tjerët pa përjashtim para dhe pas 90ës në art.
    Kaq e thjeshtë!!
    Përgjegjësi dhe shpagim!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu