Shkruan Qamil Gjyrezi
Që Sali Berisha është peng i Ilir Metës dhe Monikës është kuptuar që në bashkëpunimin e tyre në vitin 2013 duke detyruar demokratët të votonin LSI-në. Kontributi 32 vjecarë i demokratëve të ndërshëm, antikomunistë të djathtë është shitur nga Berisha, peng i Ilir Metës për të ruajtur pushtetin personal dhe korrupsionin gjatë viteve 2005-2013. Rithemelimi dhe Berisha edhe në vitin 2023, janë peng i Metës i cili solli në pushtet Edi Ramën në vitin 2013 me votat e demokratëve. Demokratët e ndershëm ishin të pafuqishëm të pengonin shitjen masive të votave tek LSI, që drejtohej nga disa individë të korruptuar sidomos në Shkodër dhe në Tiranë. Ilir Meta është akuzuar biles nga vetë Sali Berisha, për vjedhjen e arit në Krrabë.Të gjithë kujtojnë mirë largimet nga puna të demokratëve nga LSI në vitin 2013.
Para dy ditësh Foltorja dyshja Berisha Meta celën fushatën elektorale për zgjedhjt lokale në Air Albania. Refuzimi që i bënë qytetarët e Tiranës non-gratës Berisha dhe ‘balozit’ të korrupsionit Metaj, dukej qartë në ‘ndejset’ bosh të stadiumit ‘Air Albania’. Korrupsionin e Ilir Metës dhe LSI së e kujtojnë të gjithë shqiptarët dhe demokratët me arin e vjedhur në Krrabë tenderat korruptivë dhe paratë për një vend pune që merrnin njerëzit e Metës në 2013. Sali Berisha po i bën dëm demokratëve të ndershëm duke e dorëzuar PD në tek Shtepia e Ilirit dhe Monikës.
Në vitin 2013 Ilir Meta solli në pushtet Edi Ramën dhe të njëjtën strategji po përdorë edhe në vitin 2023. Është e pafalshme që kontributi 32 vjecarë i demokratëve të shitet tek ‘kleptokratët’ e LSI së. Celja e fushtës elektorale ishte refuzimi i radhës që demokratët perëndimorë i bëjnë non-gratës Sali Berisha dhe ‘mamuthit të korrupsionit’ Metaj. 14 Maji duhet të shënojnë ndarjen përfundimtare nga dyshja e korrupsionit Berisha-Metaj dhe nga miku i tyre 32 vjecarë Edi Rama. Demokratët e ndershëm nuk kanë të bëjnë me Ilir Metaj të akuzuar nga SPAK për korrupsion masiv dhe ‘minues i demokracisë’ në bashkëpunim të ngushtë me trekëndëshin e Bermudës.