Augusto Rodin te “Mendimtari” jetëson Danten në Portat e Ferrit, te arti i tij skaliti përjetësinëe gjenialitetit

0

Shkruan Albert Vataj

Sot 183 vite më parë lindi skulptori i famshëm francez, Auguste Rodin (12 nëntor 1840 – 17 nëntor 1917). Galerie e këtij jetësuesi në shkemb dhe jo vetëm, të impresioneve, forcës së shpenguar të përfytyrimit, përjetshmërisë së kredhjes, janë të shumtë, por ajo që e ka bërë Rodin të famshëm është “Mendimtari” dhe “Puthja”. Këto janë dy punët që e kanë kthyer në monument këtë ngulmëtar të transformimeve të kurajshme në art. Këtë njeri të zakonshëm, të mbetur jashtë dyerve të përvojave akademike, është arti ai që e ka katapultuar në eter. Me “Puthja” ai skaliti në përjetësi një forcë të parezistueshme pasioni. Peshën e jetës, peshën e rëndë të botës e derdhu pa droje te “Mendimtari”.
Janë këto punë dhe padyshim një pamatësi kumtesh artistike, ata që e kanë renditur Auguste Rodi në dhjetëshen e skulptorëve më të famshëm të të gjitha kohërave.
Por “Mendimtari” është kungimi që shuguroi atë në perëndi të skulpturës moderne. Mendimtari që krejt bota njeh është vazhdimsie e “Mendimtarit në Portat e Ferrit”. Kjo qasje mbetet një prej fillesave më përfaqësuese të skulptorit francez, Augusto Rodin, këtij pararëndësi të modernitetit. Ndoshta nga të paktit që nuk u rebelua ndaj të shkuarës dhe krejt atyre që duke e përjashtuar dhe keqkuptuar, hamendën se do ta thyenin këtë daltë, do ta shuanin këtë shandan. Përkundrazi, merr prej andej shkrepëtima dhe ngjizje, jetësimi i të cilave do të ishin gurthemel i rëndë i kësaj forme shprehëse të artit. Këndejpari rreket të marrë yshtjet Rodin për veprën e tij monumentale “Mendimtari”. Spariherë e njohun si “Poeti”, kjo skupturë ishte pjesë e komisionit të Muzeut të Arteve Dekorative të Parisit. Me kast, për të patur një portik monumental si hyrje të muzeut, i cili mbeti përgjithmonë një pamundësi. Rodin e bazoi kryeveprën e tij në themelin më të qenësishëm të letërsisë botërore, në “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit. Së këndejmi portikun do ta pagëzonte “Portat e Ferrit”. Secila prej statujave që kridhen pas “Mendimtarit” përfaqëson një nga personazhet e epoemës epike. Që në fill, “Mendimtari” mendohej të paraqiste poetin italian Dante Aligeri para Portave të Ferrit, duke peshuar poemën e madhe. Skulptura është qëllimisht nudo, kësisoj jo vetëm se Rodin donte që “mendimtarin” ta kridhte në shtatin muskuloz të një figure të ngjizur në imagjinatën e frynës së Mikelanxhelos, për të përfaqësuar si intelektin, po aq sa poezinë, por edhe për të kumtuar personalitetin dhe forcën shëmbëllyese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu