Atentatori i Azem Hajdarit shpallet “Qytetar Nderi” i Hasit. Reagon Edi Rama

0

Gafurr Mazreku është shpallur Qytetar Nderi i Hasit, pavarësisht kundërshtimit të këshilltarëve të djathtë.

Me 13 vota pro, dhe një abstenim Mazreku, i njohur nga PD si atentator i ish-deputetit Azem Hajdari, mori titullin nga Bashkia e Hasit me motivacionin “Personalitet intelektual, për kontribut të pashoq në Pushtetin Vendor”.

Por të djathtët kanë kundërshtuar duke u shprehur se miratimi është bërë në një kohë kur ata kishin kërkuar 5 minuta pushim.

“Vendimi është i jashtëligjshëm pasi vendimi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë. Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”, u shpreh Miftar Dauti, kryetar i këshilltarëve të djathtë.

Edhe vetë Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se ky është një turp.

“Turp, Mazreku nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë për titullin “Qytetar Nderi”. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e ne nuk dimë gjë”. mësohet të ketë thënë Rama

Kujtojmë se demokratët e quajnë një akt të tillë si skandal, me ish-Kryeministrin Sali Berisha që është shprehur se dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit është hakmarrje politike primitive duke theksuar se maxhoranca i ka shpallur luftë PD-së.

Gafurr Mazreku qëlloi me pistoletë në Kuvend Azem Hajdarin, në vitin 1997.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu