“Ata që u morën me inceneratorët, do të digjen si plehrat”, Daci: Do fundosen një pjesë e madhe e zyrtarëve

0

Avokati Jordan Daci duke komentuar çështjen e Ahmetajt, deklaroi se inceneratorët do të djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve.

Në një intervistë për emisionin “Open” në “News 24”, ai tha se ata që u morën me plehrat, do të digjen si plehrat’.

“Reforma në drejtësi nuk është imune. Drejtësia dhe policia e kanë bërë punën e vetë. Inceneratorët do djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve. Ata janë marrë me plehrat, pritini të digjen vetë si plehrat.

Duhet të avancohet më tej për rastin e Ahmetaj, pasi nuk ka kuptim që njerëzit që kanë imunitete kanë mundësi të largohen. Megjithatë është vendim i gjykatës që imuniteti nuk i jepet deputetit si person por si institucion. Pavarësisht kësaj, çdo shtet anëtar i Interpol duhet të bëjë ndalimin, por vendimin përfundimtar e merr gjykata. Shteti mund të vendosë ekstradimin e një personi dhe vendimmarrja është politike. Gjithmonë do ketë një vendimmarrje politike në vend, megjithatë arrestimi i një personi të shpallur në kërkim është hapi i parë.

Mjafton të paguash dhe të mos ekstradohet, siç ndodh në vendet anglo-sanksione. Në vendet si Kanadaja p.sh., proceset e ekstradimit janë më të qeta dhe kemi raste që për persona të akuzuar për vrasje, e që nuk janë ekstraduar. Gjithsesi ky është një lajm i keq për shqiptarët se i bie ‘vidhni dhe ikni jashtë shtetit’”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu