Ata që ia sollën “Zajednicën” Kosovës, t’i kërkojnë falje popullit!

0

Opinionisti Adem Bytyçi, ka thënë se ata të cilët ia sollën “Zajednicën” Kosovës, duhet t’i kërkojnë falje popullit.

Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ai ka theksuar se Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, pasi dëshiron përsëri kolonizimi e saj përmes Rusisë.

Ai ka kërkuar që shqiptarët të orientohen te forcimi i mbrojtjes së vendit nga agresioni i mundshëm serb, dhe jo të luftojnë për pasuri e pushtet.

Reagimi i tij i plotë:

Lutem që ata të cilët ia sollën Zajednicën Kosovës, t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës dhe vetë Kosova si vendi i tyre nuk e ka merituar një të keqe kaq të tmerrshme, pasi është derdhur aq shumë gjak për t’u çliruar Kosova nga terrori, mizoritë dhe krimet makabre nga Serbia.

Për të mos zgjatur më shumë po e theksoj këtë konkluzion: Amerika dhe Evropa kot orvatën për të vendosur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Ballkan, përderisa Serbia nuk demokratizohet për t’u ballafaquar me të kaluarën e saj kriminale dhe nuk largohet nga influenca e hegjemonizmit rus në Ballkan.

Madje rrjedhat e politikës së paqes apo të luftës në rajon, Evropë dhe botë, do t’i diktojë përfundimi i luftës Rusi – Ukrainë, nëse – mos dhashts zoti Rusia e fiton luftën, paqja në rajonin tonë dhe Evropë do të jetë e brishtë për shkak të influencës ruse dhe aleancës serbo-ruse për të aneksuar Serbia sa më shumë territore të shteteve fqinje.

A e dini pse Serbia nuk e pranon shtetin e Kosovës, sepse sheh ëndrra se një ditë përsëri do ta kolonizojë Kosovës, me ndihmën e Rusisë.

Shqipëtarët, në rrethana të tilla në vend që të luftojnë për t’u pasuruar dhe për pushtet, duhet të orientohen ka forcimi i mbrojtjes së vendit nga agresioni i mundshëm serb, për të cilin duhet menduar sikur nesër të ndodhte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu