Ata që e mbajnë kokën ulur para pushtetit, vdesin sa herë që e bëjnë këtë

0

Donika Haxhia, arsimtare, pjesëmarrëse në protestën e sotme para Kryeministrisë mbajti fjalën e saj, në atë që opozita e ka cilësuar si protestë kundër korrupsionit dhe aferave.

Teksa tregoi eksperiencën e saj të trishtë si një mesuese që përballet me nxënës të përgjumur për shkak të punës që bëjnë gjatë natës, Haxhia shtoi se ”ata që e mbajnë kokën ulur kundrejt kësaj qeverie, vdesin sa herë që e bëjnë këtë.”

“Unë jam mësuese e po ju them se herëve të fundit më ka qëlluar që në orën e parë të mësimit kur më duhet të interpretoj Fishtën Poradecin, Migjenin Naimin, ta ul zërin, unë e u zërin orën e pare të mësimit sepe kam ndonjë nxënës ay në klasë që është me kokën e ulur mb tavolinë dhe me sytë e mbyllur dhe nuk duata zgjoj. Nuk ka qenë në disko jo, as ne celular gjithë natën, ka qenë në punë.

Zysha e lë se i duhet m e shtu një rracion në ofrën e shtëpisë së vet, në sofrën që so mundem ta mbushim dot, deri në fund të muajit. Mjerimi është ul këmbëkryq në sofrat tonë, në shpirtin tonë q po thahet prej ikeve dhe në nëdërgjegjet shqiptare.

Si duruam kaq shumë? Si heshtëm kaq shumë kaq gjatë se e ne dimë ata që heshtin, ata që e mbajnë kokën ulur, vdesin sa herë që e bëjnë këtë. E ata që flasin që reagojnë e protestojnë, vdesin vetëm një herë. Ne që jemi këtu kemi vednosur t”i nënshtrohemi vetëm vullnetit të t madhit Zot për ditën e vdekjes, vetëm njëherë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu